22/02/2012 |
» Eagainst
Ndërsa oligarkia ekonomike dhe neoliberalizmi janë përhapur në shumë vende e me rezultate gjithnjë tragjike për shumicën e qytetarëve papunësia, varfëria, shtypja e të drejtave tona politike dhe liria e shprehjes, nevoja për nisma dhe veprime të shoqërisë duken të domosdoshme.
Vetëm një vit më parë ne kemi përjetuar ngjarje të rëndësishme duke filluar nga: Pranvera Arabe. Popujt e Egjiptit, Tunizisë dhe e gjithë bota arabe kanë treguar se ekziston një mënyrë tjetër që dallon nga skllavërimi ekonomik, politik dhe social. Dhe ne i përkrahem ata si duhet. Respektivisht, këto ditë, demonstrata të mëdha shpërthyen në Greqi, Portugali dhe Rumani, që fuqizuan valën e të paknaqurve duke kërcënuar sistemin e vjetër politik që punon në hir të numrave dhe jo të popullit. Cili është qëndrimi yne në lidhje me këto ngjarje në Evropë? Ndryshe nga pranvera arabe, shumë evropianë janë të knaqur të riprodhojnë hipokrizinë e mediave, përqeshjen dhe zhvlerësimin e çdo levizje anti-institucinale. Trazirat greke, përkundër përpjekjeve të tabloideve të ndryshme që të paraqesin ato si akt i dhunës së verbër që udhëheqet nga një pakicë e që janë të interesuar të humbin paratë evropiane, në fakt ato shprehin zemërim të përgjithshëm kundër korrupsionit të dy elitave politike lokale dhe mekanizmave të Bashkimit Evropian (BE), të cilët në mënyrë që t`i ndjekin interesat e tyre, ata shtypin liritë civile. Këto elemente në jetën politike dhe sociale të Greqisë kanë një shpegim të qartë: Përhapja e varfërisë është rezultat i këtyre politikave neoliberale. Ky fenomen nuk është vetëm në Greqi, jo vetëm në Evropen Jugore (Portugali, Spanjë, Itali), por edhe në vende tjera si Irlanda, Belgjika dhe Britania. Qytetarët e Evropës duhët të shohin rastin e Greqisë si një paralajmrim, si një shenjë të keqe për të ardhmen e tyre të zymtë dhe duhet të reagojnë duke e kërkuar demokracinë e vërtetë.
Pyetjet e institucioneve ekzistuese (politike, ekonomike dhe sociale) janë shendrruar në mospërgjigje totale, duke shpërfillur kërkesën për përmirësimin e tyre, të racionalizimit ose të zëvendësimit nga institucione tjera që do të leviznin brenda kuadrit të njejtë me ide rivalizuese. Duket se kapërcimi i këtij sistemi të kalbur e jo thjeshtë përmbysja e tij (një projekt që është miratuar me vetëdije nga një pjesë jo e parëndësishme e atyre që rezistojnë) ka filluar të ndikojë në mënyrë të pandërgjegjëshme tendencat e kësaj ”vale” rezistuese të sistemit social që janë duke u formuar në Evropë. Ne nuk mbështesim ndryshimin që vjen nepërmjet mjetëve të këtij sistemi kështu që ne nuk duam të mbesim të bllokuar në botën e spektaklit. Ne refuzojmë proceset zgjedhore të demokracisë përfaqësuese dhe propozojmë demokracinë e drejtëpërdrejtë
Për t`iu kundërvenë të gjithëve që janë lart, është koha që shoqëritë evropiane të veprojnë kolektivisht, përmes një rrjeti të ri e të përbashkët të veprimit revolucionar evropian. Nëpërmjet kuvendeve të hapura në çdo shesh, me komunikim dhe ndërveprim me gjithë pjesën tjetër, qytetarët e Evropës mund të çlirojnë veten nga ky barbarizem mekanik i neoliberalizmit, duke marrë vendime së bashku për jetërat e tyre. Jo si huadhënës apo huamarrës, jo si të pasur e të varfër, jo si prokuror e të pandehur, por si qytetarë të barabartë dhe të lirë. Atë se çfarë Parlamenti Evropian na ofron me tepri është shfrytëzimi, degradimi, shtypja dhe ndarja, si dhe produktin e punës tonë e çon në duart e një pakice feudalësh të pangopur. Ata bëjnë çdo gjë për të shtypur çdo kryengritje, por ata nuk mund të shtypin pasonin tonë për liri të vërtetë.
Le të krijojmë, pra, historinë tonë, revoltuese kundër totalitarizmit cinik dhe spektakular, kundër oligarkëve të pasur. Është koha për veprime paqësore por vendimtare në gjithë Evropën. Evropa është e populli e jo e oligarkëve e teknokratëve, është e mundshme nëse ne përpiqemi së bashku dhe të kordinuar. Në të gjitha sheshet demokracia e vërtetë, krijimtaria njerëzore dhe komunikimi mund të rilindin. Edhe pa lider e mentor. Le të bëhemi përqafimi që e ngre grushtin e tij. Le të mos jetojmë si skllever.
Short URL: http://wp.me/pyR3u-a4S



